Trageti me probleme, nuk funksionin dyert e emergjencës së zjarreve

Mediat italiane nxjerrin detaje të reja për tragetin “Norman Atlantic” i cili prej orës katër të mëngjesit të së dielës është përfshirë nga flakët pak milje larg brigjeve shqiptare teksa po udhëtonte nga Patra për në Ankona.Vetëm dhjetë ditë më parë, trageti i është nënshtruar kontrollit rutinë teknikë në Patra dhe rezultatet nuk kanë qenë fort të mira, megjithëse trageti është aprovuar për të kryer udhëtime.Por në raport është evidentuar se dyert për izolimin e zjarrit nuk janë plotësisht funksionale. E për ironi të fatit ato kanë qenë pjesët më të rëndësishme në incidentin e ndodhur mëngjesin e së dielës."Notë" negative kanë marrë edhe sistemiet e emergjencës, dritat dhe bateritë, të cilat nuk ishin fare në inventar.Ndërsa në regjistrin detar italian anija ka marrë për herë të fundit çertifikatën e sigurisë për transportim pasagjerësh në korrik të këtij viti, duke mos i gjetur asnjë defekt.Ndërkohë trageti ka edhe një histori të koklavitur pasi që prej vitit 2009 kur është ndërtuar, ka ndryshuar tre herë emër dhe pesë herë pronësi.