Forcohet sërish dollari, brenda vitit rekord, rritet 15 pikë më shumë
Dollari amerikan vijon të fitojë pikë mbi lekun shqiptar, duke arritur nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit.Sipas kursit zytar të Bankës së Shqipqërisë një dollar këmbehet reth 115 lekë nga 100 lekë që këmbehej në fillim të këtij viti.Ekspertët shpjegojnë se rritja e dollarit kundrejt lekut shqiptar ka ardhur e ndikuar nga forcimi i kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare.Forcimi i monedhës së gjelbër ka nisur që pas shenjave se ekonomia e SHBA-ve ka pasur një rimëkëmbje mjaft të ndjeshme gjatë 2014, si dhe ka arritur nivelin më të ulët të papunësisë ndër vite.Ndërkohë edhe monedha europiane euro qëndron në kuota të larta kundrejt lekut, por me tendencë zbritëse ditët e fundit.Një euro ka rënë brenda disa ditëve nën 140 lekë e ndikuar kjo prej arrdhjes së emigrantëve për pushimet e fundvitit.E megjithatë në krahasim me vlerën e euros në tregjet ndërkombëtare ajo mbetet shumë e lartë në krahasim me lekun shqiptar.Shvlerësimi i monedhës vendase ka impakt negativ për ekonominë shqiptare, por edhe për vetë qytetarët të cilët do ti blejnë produktet më të shtrenjta pasi Shqipëria është kryesisht një vend importues dhe mallrat blihen me euro.Ndërsa vlerësimi i dollarit pritet të japë impakt negative, sidomos në çmimin e naftës e cila blihet me këtë monedhë .