Moti i keq, avari në portin e Durrësit, vonesa në ankorimin e trageteve

Deti i trazuar dhe era e fortë që fryn kryesisht nga jugu ka shkaktuar vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit, ndërsa janë marrë masa për sigurinë e motopeshkatoreve, elektrovinçave dhe anijeve që presin të përpunohen.Nga të dhënat e dispeçerisë mësohet se një nga tre tragetet që kanë lundruar gjatë natës nga Bari është ankoruar që prej dy orësh, ndërsa dy të tjerët kanë mbërritur tashmë në radën portuale.Era e fortë me drejtim nga jugperëndimi dhe me shpejtësi deri në 70 km në orë si dhe deti i trazuar kanë vështirësuar ankorimin e mjeteve lundruese për udhëtarët, dhe ky proçes ka nisur sipas radhës për tragetet "Aurelia"dhe "Bari".Rreth orës 16:00 pritet edhe një traget tjetër me udhëtarë nga Ankona.Nga të njëjtat burime mësohet se pasdite parashikohet një përmirsim i kushteve detare dhe të motit, çka do të mundësojë edhe rifillimin e procesit të përpunimit të anijeve tregtare me mallra.Në kalatat e portit më të madh të vendit aktualisht ndodhen të ankoruara 5 anije tregtare, ndërsa në radën portuale presin radhën edhe tre anije të tjera me mallra.Forca e Sigurisë Portuale ka marrë masa për sigurinë e elektrovinçave, mjeteve, anijeve dhe motopeshkatoreve që janë ankoruar në kalatat e portit të Durrësit.