Fundjava në Dajt, qytetarët shijojnë reshjet e para të dëborës
Megjithëse kohë me shi, qytetarë të shumtë kanë preferuar që fundjavën ta kalojnë në malin e Dajtit duke shijuar kështu edhe rreshjet e para të dëborës për këtë vit.Kanë preferuar që pamjen e Tiranës ta shijojnë nëpërmjet teleferikut, pasi për ta është një ndjesi e veçantë duke qënë se kanë edhe vite në emigracion.Numri i personave që kanë preferuar teleferikun këtë vit është rritur me 3% më shumë se vitin e kaluar. Këtë fakt e pohon administratoti i "Dajti Expres" , Nazmi Ajazi.Por sipas Ajazit megjithëse konsumatorë të rregullt, shpesh kanë vuajtur mungesën e energjisë dhe kjo ka qenë zhgënjyese për qytetarët.Por ai pohon se falë gjeneratorëve është bërë e mundur nisja e tyre, pasi mungesa e energjisë ka zgjatur edhe dy ditë.Sipas parashikimeve temperaturat pritet të ulen edhe më shumë në ditët në vijim ndaj dhe kjo do të bëjë që trashësia e dëborës në majën më të lartë të Tiranës të rritet edhe më shumë, duke i dhuruar kënaqësi qytetarëve.