Viti i Ri në Kosovë me -18 gradë Celsius dhe reshje të dendura dëbore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2014, 12:30
Borë, akull, erë deri në 9 metër për sekondë dhe temperatura deri në -18 gradë Celsius.Kështu është parashikuar të ndërrohen vitet në Kosovë, të paktën sipas njoftimeve që japin autoritetet e Institutit meteorologjik.Pothuajse i gjithë vendi do të përfshihet nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dendura të dëborës.Megjithatë, nga 1 janari pritet që temperaturat të ngrihen deri në -1 gradë celsius, por dëbora dhe erërat e ftohta dhe të forta do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit.