Si e mendojnë vip-at Shën Valentinin
Sot është një ditë për të dashuruarit, por një pikëpyetje e madhe qëndron sesi vipat e kanë menduar këtë ditë?Aktori britanik, Jude Law, ka thënë se: “Unë nuk e festojë, por ajo që më pëlqen në këtë ditë është se fëmijët e mi më dërgojnë kartolinë edhe çokollatë, dhe shpresojë që edhe këtë vit të kujtohen dhe të më dhurojnë.”Ndërsa komediani, Hugh Jackman, i nominuar për Oscar, është shprehur: “Kjo është një ditë e veçantë ndryshe nga të tjerat, por surprizën që kam për gruan nuk dua ta tregoj pasi ajo mund edhe të ma zbulojë.”Aktori Matt Demon ka thënë se: “Një darkë romantike do të ishte shumë mirë për të.”Ndërsa aktorja Kate Hudson tha: “Kur je një mama, Shën Valentini është i mrekullueshëm të jesh pranë të gjithë familjes.”Rreperi Florida në përgjigjen e tij për ditën e Shën Valentinit, tregoi anën e tij të butë, por përsa i përket festimit ai ka treguar se ende nuk ka gjetur të duhurën për ta festuar por do të jetë një ditë e përkushtuar ndaj mamasë time.