Korea e Veriut , probleme me internetin pas polemikave me SHBA

Koreja e Veriut përjetoi disa orë ndërprerje të plotë të internetit në të gjithë vendin, teksa më vonë disa lidhje janë rivendosur. Kjo situatë krijoi një përplasje mes Koresë së Veriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës. Kuptohet dyshimi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lidhje me ndërprerjen e internetit, vjen pas sulmit kibernetik në kompaninë e filmit sony dhe për të cilin Washingtoni fajësoi Korenë, kurse presidenti Obama tha se do ti përgjigjet vendit komunist.Kurse dyshimi për Kinën, vjen pasi lidhja e vetme e internetit të Koresë së Veriut në botën e jashtme është me anë të Kinës. Teksa Shtetet e Bashkuara mohuan përfshirjen në këtë bllokim të internetit, Kina reagoi menjehere nëpërmjet ministrisë së Jashtme, duke u shprehur se akuzat ndaj saj janë të papërgjegjshme.Zëdhënësja e ministrisë Hua Chunying tha se të gjitha spekulimet dhe supozimet se Kina ka lidhje me këtë ngjarje nuk kanë asnjë bazë në realitetin. Këto raporte janë jashtëzakonisht të papërgjegjshme, joprofesionale dhe të pavërteta, shtoi ajo.Kina gjithashtu i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut të bisedojnë me njera tjetrën në lidhje me sulmin në kompaninë Sony Pictures. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Penianin për sulmin në Sony, teksa kjo e fudnit tërhoqi filmin intervista, i cili ishte një komedi ndaj udhëheqësit të Korese Kim Jon Un. Ngjarja ka acaruar marrëdhënien mes Koresë dhe Shteteve të Bashkuara, ku të dyja vendet kanë përdorur retorika të ashpra.