Shtohen sportelet në Durrës, në 48 orë, vijnë rreth 13 mijë emigrantë
Afrimi i festave të fundvitit, ka shtuar valën e ardhjeve të emigrantëve që jetojnë në vendin fqinj, Itali. Vetëm përmes Portit të Durrësit në dy ditët e fundit kanë ardhur të paktën 13 mijë persona, ndërkohë që është dyfishuar numri i trageteve.Durrës - Nis fluksi i hyrje-daljeve të periudhës së festave të fundvitit.Vetëm në dy ditët e fundit kanë ardhur në Shqipëri përmes këtij Porti, 13 mijë emigrantë, i përkthyer me shtim të sporteleve, ku nga 15 që zakonisht janë funksionale janë bërë 24.Ndërkohë autoriteti portual ka dyfishuar numrin e trageteve për të përballuar fluksin.Emigrantët të shumtë në numër, ku disa janë përballur edhe me radhë në portin e Barit, kanë zgjedhur të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjeve.Përveç kënaqësisë së të pasurit të afërmit pranë, është edhe kriza ekonomike në vendin fqinj që i ka detyruar të kthehen në atdhe.Për periudhën e fundvitit janë forcuar kontrollet policore, ku vëmendje po i kushtohet dhe identifikimit të personave në kërkim nga Interpoli.Ndërkohë gjatë kësaj jave, përmes pikës kufitare të Porti të Durrësit, pritet që të mbërrijnë në atdhe, rreth 35 mijë emigrantë shqiptarë, ndërkohë që nuk janë vërejtur radhë./Oranews.tv/