Kritikat e OSBE: Ligjet për mjedisin janë të mira, por nuk zbatohen
Durrës - Shqipëria ka një legjislacion të mirë për mjedisin por që nuk po zbatohet.Kështu është shprehur nga Durrësi, Zv.kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, gjatë një tryeze të përbashkët me përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Shoqërisë Civile dhe deputetë.Robert Wulton, shprehu shqetësimin se një pjesë e madhe e mbetjeve nuk shkon në vendepozitimet përkatëse.“Shumë prej mbetjeve urbane, ndërtimore, spitalore, hidhen në një mënyrë jo të ligjshme. Këto sjellin pasoja efekte negative jo vetëm për ekonominë por edhe për shëndetin. Shqipëria ka miratur një legjislacion mjedisor por mungon zbatimi i tij”,u shpreh Robert Wulton, zv.kryetar i Prezencës së OSBE-së në ShqipëriSipas zv.Ministres së Mjedisit, administrimi i mbetjeve urbane ndodhet në një situatë emergjente krahas masave të marra.“Mbetjet urbane dheadministrimi I tyre në standartet e pranuara mjedisore është një emergjencë për ndërhyrje. Menaxhimi i suksesshëm I mbetjeve në Shqipëri do të arrihet së pari duke vendosur rregulla të qarta ligjore rreth menaxhimit të tyre, rregulla këto që do të mundësojnë edhe ndryshimin e kulturës sonë për trajtimin e mbetjeve”, u shpreh zv.Ministrja e Mjedisit, Oljana IftiNgritja e një enti rregullator për menaxhimin e mbetjeve të riciklueshme dhe përcaktimin e tarifave, do ti jepte zgjidhje përfundimtare keqmenaxhimit të mbetjeve urbane dhe të ngurta./Oranews.tv/