Atentat me dy të vrarë në Shkodër, njëri prej tyre ishte kthyer nga emigrimi

Shkoder-Dy persona janë vrarë ndërsa 1 tjetër u plagosën në një atentat të ndodhur rreth orës 13:50 të ditës së sotme (e shtunë 20 dhjetor 2014)  pranë xhamisë së lagjes "Dudas" të Shkodrës.Mësohet se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të 3 viktimave me breshëri automatiku. Për pasojë Edmond Batra gjeti vdekjen në vend, ndërsa Admir Alija, 37 vjeç i njohur dhe si Mir Alija humbi jetën pak kohë pasi kishte mbërritur në spital. Dy viktimat ishin shokë me njëri tjetrin dhe jetonin në të njëjtën lagje.I plagosur  mbeti Amarildo Pirani, 20 vjeç, nipi i Admir Alisë.Viktima Batri, 38 vjeç ishte kthyer nga emigrimi dhe njihej si person me precedentë penalë.Disa gëzhoja dhe një pjesë e parakolpit të motorit me të cilin autorët kanë qenë duke lëvizur, është gjetur në vendin e ngjarjes dhe është marrë si provë.Batraj u vra pak metra larg banesës së tij Edmond Batra ka tentuar t’i shmanget plumbave dhe të fshihet pas gomave të servisi por ka qenë e kotë. Ndërsa Alija dhe Pirani kanë qenë pak metra më tutje. Viktima është vrarë pak metra larg banesës së tij.Policia ka ngritur postblloqe në hyrje e dalje të unazës perëndimore të Shkodrës.Autorët kanë hyrë nga lagja Rus, në unazë për tu drejtuar më pas në drejtim të daljes së qytetit.Rrethanat e kësaj ngjarje mbesin ende të paqarta, ndërkohë që ministria e Brendshme në njoftimin e saj për shtyp thekson se: Admir Alija ka qënë më herët i dënuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje, Edmond Batri ka qënë i dënuar për vrasje dhe Amarildo Pirani për grabitje me armë.Forca të shumta policie përveç krehjes së zonës, kanë marrë në pyetje dëshmitarë okularë që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorit. Në hyrje – daljet e Shkodres janë ngritur edhe patrulla policie.Njoftimi i Policisë : Vrasja rreth orës 15: 50 minutaMe date 20.12.2014 rreth ores 13.50 në lagjen "Dudas", Shkoder, jane qelluar me arme zjarri dhe si pasoje ka gjetur vdekjen ne vend shtetasi Edmond Batri vjec 40, shtetasi Admir Alija vjec 37, si dhe ka mbetur i plagosur lehte shtetasi Amarildo Pirani (nipi i viktimes Admir Alisë), vjec 20. Po punohet për zbardhjen e plote te ngjarjes. U dërgua grupi hetimor dhe në përfundim do të japim informacion të plotë. Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodëredmond batri ok(Në foto: Edmond Batra, viktima që u vra sot në Shkodër)edmir aliaj (Në foto: Edmir Aliaj, viktima që u vra sot në Shkodër)[caption id="attachment_439166" align="alignnone" width="655"]Edmond Batraj, vrasja ne shkoder Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja e Edmond Batrajt, ne Shkoder 19 dhjetor 2014[/caption][caption id="attachment_439165" align="alignnone" width="655"]Edmond Batraj vrasja-shkoder Ne foto: Viktima Edmond Batraj. Ka tentuar ti fshihet plumbave duke u fshehur pas gomave, 20 dhjetor 2014[/caption]Ne video pamjet e para nga vendi ku ndodhi vrasja