Pakistani hakmerret për masakrën në shkollë, mbi 60 talebanë të vrarë
Ushtria pakistaneze ka raportuar se ka vrarë mbi 60 talebanë pas operacioneve të kryera në disa zona të vendit.Mes të vrarëve mendohet se është është një prej krerëve më të lartë të tyre, Abid Muhar, i vrarë gjatë një sulmi në periferi të Karaçit.Ndërsa dy talebanë të tjerë, që mbaheshin prej vitesh të burgosur, janë ekzekutuar me varje, në shenjë hakmarrje të shtetit për sulmin e kryer pak ditë më parë, ku mbetën të vrarë 141 persona në një shkollë ushtarake ne Pshavar, pjesa më e madhe e tyre nxënës adoleshentë.Ekzekutimi i tyre u krye vetëm pasi qeveria anulloi moratoriumin për pezullimin e dënimeve me vdekje.Autoritetet janë të vendosur të ndërmarrin veprime të tjera ushtarake ndaj talebanëve pasi në vend qytetarët kanë rritur presionin për t'i dhënë fund sulmeve të dhunshme të rebelëve. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Havaxha Asif, në këtë pikë nuk kishte asnjë mundësi që mes qeverisë dhe talebanëve të ketë nisedime, siç ishte menduar në fuillim të vitit.Ndërkohë, të premten, u mbyll edhe dita e tretë e zisë në vend. Familjarët e viktimave vizituan varret e adoleshentëve të vrarë, ndërkohë që në qytete të tjera të vendit ata u përkujtuan përmes ceremonive fetare.Por frika mes fëmijëve në Peshavar mbetet e madhe dhe shumë prej tyre ngurrojnë të kthehen nëpër shkolla.