Radhë në zyrat e OSHEE, në Elbasan e Krujë paguajnë energjinë frikë nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2014, 12:27
Duke shpresuar në një falje të debive apo të kamatvonesave, shumë qytetarë prej vitesh kanë mbetur debitorë të OSHEE-së.Por, sapo kryeministri Rama deklaroi se ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike i pret burgu, në Elbasan Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, janë tejmbushur me qytetarë që po fillojnë të paguajnë edhe pse në vështërsi të mëdha ekonomike.Edhe në Fushë-Krujë qytetarët janë vënë në radhë për të paguar energjinë, por aktualisht po punohet vetëm më një sportel, çka u sjell vonesa të mëdha. Ndërsa niveli i arkëtimeve po shkon në 100%./Oranews.tv/