Këngëtarët Valbona Mema e Kujtim Shehu ankohen: DJ po dëmtojnë
Dy këngëtarë të njohur të muzikës popullore shqiptare Valbona Mema dhe Kujtim Shehu thonë se muzika popullore po dëmtohet nga komercialiteti. Pranojnë se ka një ndërgjegjësim më të madh se vitet e kaluara por mungojnë prurjet e reja. Një tjetër shqetësim është dhe muzika me DJ.“Me keqardhje e them se nuk ka prurje të reja. Janë të binjakëzuara. Unë do mendohem shumë mirë nëse do të nxjerr një këngë, ndërsa për një album as që bëhet fjalë pasi këngët shkarkohen nga interneti. Nuk kemi arritur në atë stad që të kërkojmë të drejtat e autorit” thotë Valbona Mema në studion e “Ditë e Re Weekend” të Ora News.“DJ na ka goditur shumë” thotë si këngëtarja Valbona Mema ashtu dhe Kujtim Shehu. Jo vetëm po u shkelet e drejta e autorit por dhe tek spektatori nuk përcjell emocionin e të kënduarit live. Për këngëtarët dasma është një skenë e cila duhet respekutar në cdo aspekt, duke nisur nga veshja tek zgjedhja e repertorit./Oranews.tv/