Kuvendi voton ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin Rrugor
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot me 84 vota pro dhe një votë kundër disa ndryshime në Kodin Penal, që synojnë dënimin me burg ndaj personave që kryejnë ndërtime pa leje.Ky projektligj solli edhe debate mes deputetit Ben Blushi dhe kryeministri Edi Rama që e mbrojti me forcë këtë ligj. Ndërsa Ben Blushi tha se nuk është zgjidhje dënimi me burg, duke kërkuar riformulim të tij.Po ashtu me 85 vota pro u votuan edhe ndryshimet në Ligjin për Reformën Territoriale të kërkuara nga deputeti i LSI Vangjel Tavo, sipas të cilit Jargucati kthehet në Bashki minoritare.Një sërë projektligjesh të tjera që u miratuan ishte ajo për nëpunësin civil, për Bankën e Shqipërisë.Ligjet e tjera te miratuara ne seancen e sotme Projektligji “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. U miratua me 84 vota pro, 0 kundër. Nuk votuan Nard Ndoka, Vangjel Dule e Dashamir Kamberi.Projektligji “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”. U miratua me 84 vota pro, 0 kundër.Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo - territoriale të njësive të qeverisjen vendore në Republikën e Shqipërisë”. U miratua me 85 vota pro.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.Pyetje. U miratua me 84 vota pro, 1 kundër ajo e Nard Ndokës.Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” të ndryshuar”. U miratua me 84 vota pro. Nard Ndoka votoi kundër.4. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar”.Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378,datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar. U miratua me 84 vota pro. 0 Kundër