Lunacek: Veriu pjesë e dialogut, por, ndarje s’ka

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se veriu do të jetë pjesë e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, ajo ka përjashtuar ndarjen si opsion, dhe ka thënë se për këtë tashmë është dhënë një garanci nga Komisioni Evropian, që e ka vënë në strategjinë për Zgjerim formulimin “integriteti territorial i Kosovës”.“Është pjesë e Studimit të Fizibilitetit. Është e përfshirë në formulimin “integriteti territorial” dhe kjo është e mrekullueshme. Me të vërtetë e vlerësoj këtë. Prandaj, sigurisht, se Bashkimi Evropian është shumë i përkushtuar për këtë. Nuk do të ketë më ndryshim kufijsh”, ka thënë Lunaçek.Ajo tha se ndjehet e kënaqur që Komisioni Evropian ia dha Kosovës Studimin e Fizibilitetit dhe i dha dritën jeshile që të nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.“Komisioni gjithashtu ka thënë se Kosova së pari duhet të përmbushë kriteret, që duhen për të filluar negociatat, por është bërë e qartë se Këshilli ka dhënë dritën jeshile për ta bërë Studimin e Fizibilitetit dhe me sa kuptoj unë, nuk do të duhej të kishte më pengesa ligjore për të ecur përpara. Teksti i Komisionit është mesazh për Këshillin se tani është ligjore që Komisionin të ecë përpara (në këtë proces). Këtë e shoh si gjë shumë pozitive dhe mendoj se është sinjal i mirë për Kosovën”, theksoi Lunaçek.