Rama e Vuçiç bien dakord të njohin patentat mes Serbisë e Shqipërisë
Për të dytën herë brenda një muaji kryeministri Edi Rama i ka kërkuar homologut të tij serb më shumë kujdes për shqiptarët e Preshenvës.Nga Beogradi ku mer pjesë në samitin ndërkombëtar me pjesëmarjen e 16 vendeve Rama shprehet në rrjetin e tij social Twtter se ka zhvilluar një takim me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç takim që ka pasur si qëllim kujdesin ndaj shqiptarëve të Preshevës që jetojnë nën qeverisjen serbe."Takim me kryeministrin Vuçiç për rritjen e ritmit të bashkëpunimit dhe rritjen e kujdesit ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës"Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se Kryeministri Rama gjatë takimit me Vuçiç ka vlerësuar rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Serbisë duke kërkuar bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal. Dy Kryeministrat morën pjesë edhe në nënshkrimin e marrëveshjes dypalëshe mbi njohjen e ndërsjellët të lejeve të drejtimit, marrëveshje e nënshkruar nga Ministri i Brendshëm i serb Nebojša Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.Po nga rrjeti social Rama njoftoi edhe dakordësinë në të cilën ka arritur me kryeministrin kinez për mbështetjen financiare ndaj shqipërisë dhe rajonit."Mirëkuptim i plotë me kryeministrin Li Keqiang për nevojën që Kina të rrisë mbështetjen financiare ndaj Shqipërise dhe rajonit" shkruan Rama.Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë.Kryeministri Li Keqiang ka shprehur dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen e vendit tonë me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore.Rama ka ftuar homologun kinez për të vizituar Shqipërinë në një moment të afërt e të përshtatshëm. Vitin e ardhshëm takimi i katër mes krerëve të qeverive të 16 vendeve do të mbahet në Kinë.Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi./Oranews.tv/