Checkup-i në shëndetësi, Urdhri i Mjekut e konsideron të pamundur
Edhe pse pritet që të nisë këtë javë, procesi i checkup-it sipas Urdhërit të Mjekut është i pamundur. Dine Abazi thotë se fillimisht nevojitet një strategji, ndërkohë që qendrat spitalore kanë nevojë urgjente për të pasur kapacitetet e duhura.Vetëm disa ditë pas lançimit të kësaj nisme, Presidenti i Urdhërit të Mjekut, Dine Abazi, thotë se nuk mund të zbatohet në kohën e përcaktuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.Sipas Urdhërit të Mjekut për të bërë checkup-in fillimisht është e domosdoshme hartimi i një strategjie dhe marrja e masave konkrete.Ndryshe nga garancia që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimit, por edhe furnizimin me ilaçe në spitale, Urdhëri i Mjekut deklaron se qëndrat spitalore nuk kanë kapacitetin e duhur për të përballuar fluksin e qytetarëve.Nisma e lançuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, së cilës i është bashkuar edhe Shqipëria, ka për synim barazi të kujdesit shëndetësor për të gjithë dhe reduktim të pagesave.