Australi, kush i vrau pengjet?! Nisin hetimet në Australi pas terrorit

Në këtë periudhë të vitit, njerëzit mblidhen në lagjen kryesore të Sidneit për të parë Pemen e Krishtlindjeve.Por këtë herë ata janë mbledhur për të vendosur lule në kafenenë "Lindt", për nder të viktimave që humbën jetën në orët e para të së martës pasi ishin mbajtur peng prej mëse 16 orësh.Mes tyre ishte edhe kryeministri australian, Toni Abot, i shoqëruar nga bashkëshortja Marxh. Viktimat janë identifikuar si manaxheri i kafenesë, 34-vjeçari Tori Xhonson, dhe avokatja 38-vjeçare Katrina Douzon. Ndërkohë që gjatë sulmit të policisë mbeti i vrarë edhe pengmarrësi, emigranti iranian Harun Munis.Policia ka nisur hetimet ndaj operacionit të forcave special të policisë për shpëtimin e pengjeve që solli edhe fundin tragjik të dy prej tyre, ndërkohë që po hetohen edhe arsyet pse pengmarrësi e kreu veprimin dhe si u vu në zotërim të një arme.Paraprakisht, policia nuk mund të konfirmojë nëse pengjet u vranë nga Monis apo jo, por qarkullojnë zëra se menaxheri i lokalit ka mbetur i vrarë ndërsa është pëleshur me pengmarrësin.Megjithatë, komisionerja e policisë, Ketrin Bërn, konfirmoi se plani i emergjencës u aktivizua pasi oficerët dëgjuan krisma nga brenda lokalit.Deri tani dihet se Monis ishte vetëshpallur klerik dhe mbante titullin Sheikh. Ai ishte larguar nga Irani në vitin 1996, kur kishte kërkuar edhe azil politik në Australi.Edhe më parë kishte qenë mjaft aktiv në çështje fetare, por policia ende nuk mund të thotë me siguri se veprimi i tij është i lidhur me ndonjë grupim ekstremist.Ai njihej mirë nag forcat e rendit pasi mbi të rëndonin 40 akuza për ngacmime seksuale dhe gjithashtu një për pjesmarrje në vrasjen e ish-gruas. Gjatë pengmarrjes u duk se ai i detyronte pengjet të mabnin mbi xhamat e kafenesë flamurin e zi të ISIS.Ngjarja është komentuar edhe nga kryeministri britanik Devid Kameron, i cili theksoi se ajo ishte vetëm një kujtesë për rrezikun që paraqesin ekstremistët terroristë në çdo cep të botës./Oranews.tv/