800 fëmijë të kryeqytetit në aktivitetin sportiv të Bashkisë "Jeto me sport"

Tiranë- Fëmijë të moshave të ndryshme të Tiranës janë bërë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Bashkia “Jeto me sportin”, ku kanë treguar talentin e tyre në basketboll, volejboll, aerobi dhe taekëondo.Aktiviteti i Bashkisë së Tiranës synon të nxisë fëmijët ti dedikohen sa më shumë sportit, për një jetë të shëndetshme.““Jeto me sportin” është një mesazh për të gjithë ne që të jetojmë shëndetshëm. Sporti na merr kohë të ëmbël, por ata që e provojnë ia dinë edhe vlerën.Sot, ky aktivitet që ka mbledhur 800 fëmijë së bashku e që konkurrojnë në fusha të ndryshme të sportit, basketboll, volejboll, aerobi dhe në sporte të tjera, nuk është thjesht një garë.Këta fëmijë kanë ardhur sot për të përcjellë një mesazh, që ne duhet përditë të jetojmë me sportin" - deklaroi Xhindi.“Jeto me sportin” është shndërruar në një traditë për Bashkinë e Tiranës.