Fshati pa rrugë, banorët e Brretit në Krujë apel qeverisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2014, 17:34
Rrugët e dëmtuara mbeten mankthi i banorëve të fshatit Brret në Krujë. Reshjet e fundit kanë dëmtuar aksin prej 4.2 km, e cila ishte rikostruktuar nga vetë banoret në disa pjesë të saj.Banorët tregojnë se e kanë të pamundur ta mirëmbajnë, pasi nuk mund të përballojnë investimin e nevojshëm per ndërtimin e një ure si dhe rregullimin e disa segmenteve ku ka rrëshkitje të dherave.Ata i bëjnë thirrje qeverisë të drejtojë sytë nga ta.Banorët thonë se i janë drejtuar edhe Kryeministrit për situatën dhe i kanë bërë apel për ndërhyrje emergjente.