U përmbytën nga Fierza, Kreu i Bashkisë Kukës në mbështetje të familjeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2014, 16:26
Kryebashkiaku i Kukësit, Hasan Halili, ka mbështetur protestën e Shoqatës së Tokave të Përmbytura nga liqeni i Fierzës.Sipas Halilit kërkesat e banorëve të dëmtuar është e drejtë dhe se qeveria duhet të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes së dëmshpërblimeve.Më shumë se 5500 familje, prej vitesh kërkojnë që shteti t'i dëmshpërblejë për tokat e përmbytura, që nga vitit 1978, kur u ndërtua Hidrocentrali i Fierzës. Përtej premtimeve të shumta, banorët nuk kanë marrë asgjë tjetër.