Lustraxhiu në Gjirokastër, historia e 76-vjeçarit që mban familjen me bukë

76 vitet që mban mbi supe nuk e ndalin të punojë. Kushtet e vështira ekonomike e kanë detyruar Elmaz Çingën të punojë çdo ditë në rrugët e gurta të Gjirokastrës.Edhe pse me profesion këpucar, pas demokracisë kërkesat për punë ishin të pakëta, prandaj ai vendosi dilte rrugëve dhe të lustonte këpucët.Me kutitë e bojërave me vete, 76-vjeçari i ve del çdo ditë nga shtëpia me shpresën se do të nxjerrë bukën e gojës.I zhgënjyer nga jeta, politika dhe shteti, 76-vjeçari sa të mundet do të vazhdojë të dalë me kutitë e bojërave, me shpresën se e nesërmja do të jetë një ditë më e mirë se ajo që sapo la pas.kepucari