PD e Beqaj përplasen për paketën e mjekimit falas tek privati
Tirane-"Paketat e mjekimit tek privati", projektin e publikuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, Partia Demorkatike e cilëson si mashtrim publik.Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, tha se qeveria po tenton ti shesë si risi këto paketa, por ato kanë ekzistuar dhe nuk kanë rezultuar efektive.“Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializen, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një “risi””.Sipas tij këto paketa janë të kufizuara dhe detyrimisht shoqërohen me kosto për pacientin, duke stimuluar dhe pagesa jo të ligjshme.“Për këto procedura shoqëruese të domosdoshme, duhet t’i paguaje pacienti institucionet private. Politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojne publikisht spekullimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike. Stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme. Finacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga taksimi i pergjithshëm. Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia”.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nëpërmjet twitterit, duke i cilësuar akzuat e Partisë Demokratike mungesë të thellë respekti ndaj shërbimeve universitare dhe profesoratit të mjekësisë që i hartuan ato."Të nesërmen e ditës së mbulimit universal, PD e dëshpëruar se 100 shqiptarë përfitojnë përgjimonë një shërbim pa pagesë edhe në spitalet jopublike. Sulmi i PD sot ndaj përmbajtjes së paketave,mungesë e thellë respekti ndaj shërbimeve universitare dhe profesoratit të mjeksisë që i hartuan ato. Pasi demonizuan mjekët dhe vendosën celulat e shërbimeve sekrete në mjediset e QSUT nën qeverisjen e tyre, tani përçmojnë dhe punën e tyre shkencore".Disa ditë më parë Ministria e Shëndetësisë, prezantoi 10 paketa shëndetësore që u mundëson rreth 150 pacientëve të marrin shërbim falas dhe në siptalet private për të kryer ekzaminim të koronarografisë, bypassit, dializës apo edhe operacioneve si ai i transplantit.Reagimi i PD-seQeveria e majtë këto ditë po tenton të shesë si një “risi”, pak paketa mjekimi në disa institucione private.Kjo nuk është nje “risi”, por mashtrim ndaj publikut. Të tilla paketa ka vite që aplikohen si për dializen, duke zgjidhur një problem të madh, për trapiantet renale, implantin koklear, etj. Eshtë një proces tashmë i filluar prej vitesh në bashkëpunim me privatin dhe i financuar nga Fondi i Sigurimeve, dhe jo një “risi”.Më në fund socialistët po e pranojnë rolin partner të privatit në sistemin tonë shëndetësor, mbasi e anatemoi atë!!Ky është sot një proces gjysmak e konfuz:n Nuk respektohet e drejta e pacientit për të zgjedhur shërbimin mjekësor të konvencionuar që ai dëshiron.n Kështu procedura është ekstremalisht e centralizuar.n Janë përfshirë shume pak patologji.n Për cdo patologji, përfiton një numër shumë i vogël të sëmurësh.n Privati ka shumë më tepër kapacitete. Eshtë një fishekzjare.n Nuk arrijnë të bëjnë privatin pjesë integrale të sistemit shëndetësor.n Vlerat e pagesave për shërbimin e ofruar janë shumë të përgjithshme.n Paketa paguese është e cunguar. Nuk llogariten ekzaminimet e ditë qëndrimi para operacionit.n Nuk llogaritet ditë-qëndrimi mbas operacionit. Llogariten vetëm dy ditë terapi intensive krejt të pa mjaftueshme.n Nuk llogariten e nuk pranohen të shtohen shpenzimet për komplikacionet e mundshme mbas operacionit.Për këto procedura shoqëruese të domosdoshme, duhet t’i paguaje pacienti institucionet private.Politikanët e majtë duke mos pasur guxim të pranojne publikisht spekullimin me gënjeshtrën e “shëndetësisë falas”, në këtë vendim ndalojnë bashkëpagesën legale logjike.Stimulojne kështu “bashkëpagesën” e paligjshme.Finacimet për realizimin e këtyre paketave vijnë nga kontributet direkte të qytetareve, ose nga taksimi i pergjithshëm.Asgjë nuk ka falas, aq më shumë shëndetësia.Qeveritarët e majtë ta pranojne këtë e të orientohen drejt politikave zhvilluese për financimin e sistemit shëndetësor.Këto tentativa nuk zgjidhin problemet e mëdha të sistemit.Të ecësh kështu do të thotë të ecësh me “hapat e breshkës”Vendi ka nevoje për ritme të tjera zhvillimi.Reagimi i Beqajt"Të nesërmen e ditës së mbulimit universal, PD ishte e dëshpëruar se 100 shqiptarë përfitojnë për x1 shërbim pa pagesë edhe në spitalet jopublike. Pasi demonizuan mjekët&vendosën celulat e shërbimeve sekrete @mjediset e QSUT nën qeverisjen e tyre, tani përçmojnë & punën e tyre shkencore”. /sg/Oranews.tv/