Punimet në autostradë shkaktuan rrëshqitjen e dherave në Ibë

Tirane- Rrëshiqtja e dherave nga kodra e fshatit Ibë, që ka bllokuar rrugën Tiranë-Elbasan por dhe rrezikon 30 banesa buzë rrugës ka ardhur për shkak të punimeve që po zhvillohen në trasenë e autostradës.E deklaroi prefekti i Tiranës Sadri Vorpsi. Ai ishte sot paradite ishte në fshatin Ibë për të monitoruar nga afër situatën të cilën e konsideroi “katastrofë”.Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi u shpreh se po merren masa për të mos pasur dëme në njerëz.Dy zyrtarët ishin sot paradite në fshatin Ibë për të ndjekur nga afër situatën.Sadri Vorpsi: “Kemi të bëjmë me një katastrofë. Po evidentojmë dëmet materiale. Kemi një supermarket të dëmtuar. Por ajo që është më e rëndësishme është se nuk ka dëme në njerëz. Po bashkëpunojmë me të gjithë instancat për të evidentuar dëmet materiale.“Kemi 30 shtëpia që rrezikojnë nëse kemi rreshje shiu. Po organizojë grupe pune për t’i gjendur pranë e të marrin masa gjithmonë për të siguruar në radhë të parë sigurinë e njerëzve. Kjo ka ndodhur për shkak të punimeve që po zhvillohen në trasenë e autostradës. Kanë ardhur dhe specialistë të shërbimit gjeologjik për të parë pse ka ndodhur dhe për të bërë një analizë më të qartë.”Artan Didi: “Policia është njoftuar për situatën e krijuar rreth orës 04. 30. Kemi marrë masa të mos kemi dëme në njerëz kemi bllokuar rrugë kalimin”Edhe banorët thonë se rrëshqitjet kanë ardhur për pasojë e punimeve në transenë e autostradës. Madje ankohen se asnjë lloj ndihme nuk ka ardhur edhe pse ankesat kishin 2 vjet që I kishin bërë.sadri vorpsi me artan didin