Tornadoja prek Los Angelos

Shënohet një fenomen i pazakontë në jug të Kalifornisë, ku një uragan i vogël ka prekur Los Angeles, duke demtuar disa komplekse apartamentesh.Tornadoja është filmuar nga kamera amatore, ku pamjet tregojne objekte dhe mbeturina që fluturojnë në ajër.Tornado quhet EF0 dhe i përket kategorisë më të vogël të uraganëve. Nuk ka të plagosur apo dëmë shumë të mëdha sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.Tornado ishte i pari në Los Angeles që nga viti 2004. Uragani i vogël u përqendrua në oqeanin në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angeles, kurse një tjetër tornado u formua 56 km në juglindje të plazhit të Neëportit.Moti i keq dhe stuhitë e njëpasnëjshme kanë përfshirë këtë javë Kaliforninë, duke përmbytur zona të mëdha në të gjithë vendin.Qindra banorë janë evakuar si pasojë e rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimit të banesave si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.or është ndërprerë për shkak të dëmtimit të shinave gjatë vijës hekurudhore përgjatë bregdetit kalifornian.