Kina përkujton masakrën e Nanjingut
Kina dhe Japonia duhet të lënë mënjanë urrejtjen dhe të mos lejojnë pakicën që çoi Japoninë në luftë të ndikojë sërish në marrëdhëniet tona.Kështu ka dekalruar presidenti i Kinës, kinezi Xi Jinping në ceremoninnë e parë shtetërore mbajtur për masakrën e Nanjingut.Kina dhe Japonia kanë debatuar gjatë mbi historinë e tyre të dhimbshme, ku sipas Pekinit 300 mijë civilë u masakruan nga japonezët kur pushtuan qytetin në vitin 1937.Xi tha se historia nuk do të pranojë asnjë që e mohon këtë masakër, shpirtërat e 300 mijë të vrarëve, 1.3 miliard kinezëve dhe gjithë njerëzit që duan paqen dhe drejtësinë nuk do t'i pranojnë.Marrëdheniet mes dy vendeve janë përkeqësuar ndjeshëm gjatë vitit të kaluar kur kryeministrit japonez Shinzo Abe, vizitoi Mauzoleumin Yasukuni, por edhe për shkak të debatit të vazhdueshëm mbi pronësinë territorialë në Detin e Kinës Lindore.Por gjithsesi, të ndërgjegjshëm për fuqinë ekonomike që kanë vendet e tyre, Xi dhe Abe thyen akullin muajin e kaluar gjatë takimit mes tyre në Pekin.10 mijë persona morën pjesë në ceremoni, të mbijetuar, ushtarë e studentë. Në fjalën e tij, presidenti kinez kritikoi qëndrimin e nacionalistëve japonezë, që sipas tij, mohojnë krimin e bërë.Miliona kinezë u vranë kur Japonia pushtoi Kinën në vitet 1930 dhe 1940. Vitin e ardhshëm është përvjetori i 70 i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dhe Kina ka premtuar ngritjen e përmendoreve për të rënët e masakrës, gjë e cila pritet të rrisë fërkimet mes Shinzo Abe dhe Xi Jimping./oranews.tv/