Lezhë, ndërtonte banjon në oborr, në pranga për ndërtim pa leje

Kishte nisur të ndërtonte një banjo në oborrin e shtëpisë së tij por për policinë ky është një ndërtim pa leje.Prej të enjtes së 11 dhjetorit 2014 Paulin Paloka, banori i fshatit Zejmen të Lezhës ndodhet i arrestuar për akuzën e ndërtimit pa leje.Prindërit në mikrofonin e Ora News thonë se arrestimi është i padrejtë pasi disponojnë të gjithë dokumentacionin e duhur dhe bëjnë apel për lirimin e djalit. (Shikoni videon)Në lidhje me arrestimin ka reaguar edhe Partia Demokratike, duke hedhur një lum akuzash ndaj policisë e cila sipas saj po ushtron terror mbi qytetarët.“I ka të gjitha dokumentet që i ka lëshuar komuna për të bërë ndërtimin në tokën e vet” tha Ndue Hameri Kryetar i PD-së Komuna Zejmen.[caption id="attachment_435305" align="alignright" width="640"]lezhe ndertesa pa leje Në foto: Ndërtesa në oborr që u bë shkak i arrestimit[/caption]