Përmbytjet e Fierzës, banorët: Dëmshpërblimin, pastaj paguajmë dritat

Qindra familje të përmbytura nga ujërat e liqenit të Fierzës kanë protestuar para Bashkisë për të kërkuar dëmshpërblim për tokat e tyre.Ata thonë se ndërsa këto toka po shfrytëzohen për prodhimin e energjisë elektrike, shteti po ua ndërpret sepse janë debitorë.Banorët kërkojnë që qeveria t'i dmëhspërblejë pastaj të pretendojë prej tyre pagesën e energjisë elektrike.Për të mbrojtur interesat e këtyre famijeve është krijuar edhe Shoqata e tokave të përmbyrura, e cila përfaqëson 5500 familje.Ndërtimi i Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, përmbyti Kukësin e Vjetër dhe 36 fshatra të rretheve Kukës, Has, Tropojë dhe Pukë.Nga llogaritjet e bëra janë përmbytur më shumë se 3 500 ha tokë bujqësore, rreth 300 ha pyje dhe kullota si dhe qindra hektarë troje.