Ndihma ekonomike, Totozani: Qeveria të zyrtarizojë sistemin online
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2014, 19:53
Dhjetra familje në periferi të Elbasanit jetojnë nën minumin jetik. Madje, këto familje shprehin shqetësimin se së fundmi janë hequr edhe nga skema e ndihmës ekonomike.Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka parë nga afër mënyrën se si këto familje jetojnë, ndërsa kërkoi nga qeveria që të zyrtarizojë sistemin online për të parë se cilat familje marrin ndihmë ekonomike dhe cilat jo, që të mos ketë më abuzime të kësaj natyre.Pjesa e madhe e këtyre familjeve që jetojnë në kushte të vështira janë të komunitetit rom.