Dorëheqja e Papës, flet i vëllai: Vendimi pas këshillës së mjekut
Papa Benedikti XVI nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e pasardhësit të tij pas vendimit për të dhënë dorëheqjen që shokoi gjithë botën. Vëllai i Papës Georg Ratzinger tha për BBC-në se Papa do të jetë në dispozicion nëse do të ketë nevojë për të.Benedikti tha të hënën se ai do të japë dorëheqjen pas gati tetë vjet si kreu i Kishës Katolike, sepse ai ishte shumë i vjetër për të vazhduar më tej. Ndërkohë Vatikani thotë se një Papa i ri do të zgjidhet para Pashkëve. Dorëheqja e Papa Benediktit të 16 ishte një zhvillimi i papritur, dorëheqja e parë Papnore në gati 600 vjet. Kardinali Joseph Ratzinger u bë Papa Benedikti XVI në vitin2005 pas vdekjes së Gjon Palit II.Sipas kodit drejtues të Kishës Katolike, Canon Ligji,kushtet për vlefshmërinë e një dorëheqjeje të tillë janë nëse ai të bëhet lirisht dhe do të publikohet para kohe. Por dorëheqja ishte jashtëzakonisht e rrallë: Papa i fundit që dha dorëhejene ishte Papa Gregori XII, i ciliu largua në 1415 në mes të një përçarjeje brenda Kishës.Duke folur për BBC-në nga shtëpia e tij në Regensburg, Gjermani, Georg Ratzinger tha se vëllai i tij ishte këshilluar nga mjeku i tij që të mos marrë udhëtime të largëta pasi gjendja shëndetësore e tij nuk ishte e mirë. Ai tha se dorëheqja pra ishte pjesë e një procesi natyror.Por si do të zgjidhet papa i ardhshëm?Papa i ardhshëm do të zgjidhet nga 117 anëtarët në një votim të fshehtë në Kapelën Sistine në Vatikan. Analistët thonë se evropianët janë ende në mesin e favoritëve, duke përfshirë kryepeshkopit aktual të Milanos, Angelo Scola, si dhe Christoph Schoenbron - një ish-student austriak i Benediktit. Por kandidatët e forta mund të dalin nga Afrika dhe Amerika Latine, të cilat të dyja kanë popullsi shumë të mëdha katolike. Ndër emrat që përmenden Kardinali Ganës Peter Turkson dhe Kardinali Francis Arinze nga Nigeria.Mbikqyrja e të gjithë procesit zgjedhor është detyrë e këtij të fundit. Gjatë periudhës së diskutimeve, të zhvilluara në fshehtësi të plotë, do të vlerësohen me kujdes meritat e secilit kandidat. Kardinalët nuk duhet patjetër të zgjedhin një prej tyre, teorikisht çdo mashkull i pagëzuar katolik mund të bëhet Papë, por tradita dikton që ky post t'i jepet patjetër një Kardinali. Sipas Vatikanit, ata drejtohen nga Shpirti i Shenjtë.Kardinalet mbyllen në Vatikan deri në arritjen e një marrëveshjeje e ky është vetë kuptimi i fjalës konklave, të kyçësh brenda me çelës.Procesi mund të zgjasë për disa ditë.Pas numërimit, votat digjen dhe në varësi të ngjyrës së tymit, jashtë mureve mësohet çfarë po ndodh: tymi i bardhë do të thotë se Papa i ri është zgjedhur.