Netanyahu: Irani po ecën me shpejtësi për krijimin e armës bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2013, 09:16
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani po intensifikon punën për krijimin e armës bërthamore.Duke folur në Jerusalem, Netanyahu tha se centrifugat e reja, që Irani i ka instaluar për programin e pasurimit të uraniumit, mund të shkurtojnë për një të tretën e kohës së nevojshme për të krijuar një bombë bërthamore.Ai tha se megjithatë, Irani ende nuk e ka kaluar atë që ai e quajti “vija e kuqe”, sipas së cilës, ai do të zotërojnë materiale të mjaftueshme për të bërë një bombë atomike.Në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në muajin shtator, Netanyahu vlerësoi se Irani mund të ketë materiale të mjaftueshme për të bërë një bombë bërthamore në verën e 2013-ës.