Të paktën 7 të vdekur nga një shpërthim në kufirin Turqi-Siri

Një makinë bombë ka shpërthyer në kalimin kufitar midis Turqisë dhe Sirisë. Mediat turke thonë se të paktën shtate persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në qytetin turk, Reyhanli.Autoritetet kanë thënë për rrjetin CNN se katër nga të vdekurit janë turq dhe se makina që ka shpërthyer ka pasur targa të Sirisë.Zona kufitare ka qenë skenë e luftimeve të ashpra midis forcave të Qeverisë siriane dhe rebelëve që bëjnë përpjekje të rrëzojnë regjimin e presidentit Bashar al-Assad.Turqia është mbështetëse e fuqishme e rebelëve dhe strehon mijëra refugjatë sirianë.