Vatikan, Papa Benedicti lë Papatin më 28 Shkurt

Papa Benedikti  XVI,  Joseph Ratzinger do të lërë Papatin në datën 28 Shkurt.Lajmi është dhënë nga mediat italiane, e më pas është publikuar në të gjitha mediat e huaja.Sipas mediave italiane lajmi për dorëheqjen e papritur është dhënë nga vetë Papa, në gjuhën latine.“Me ndërgjegje të plotë të rëndësisë së këtij akti, plotësisht i lirë, deklaroj dorëheqjen nga posti që më është dorëzuar në 19 prill të 2005″ ka thënë Papa.Joseph Ratzinger ka lindur në 16 prill të vitit 1927 dhe u zgjodh Papë nga konklava e zhvilluar në 19 prill të vitit 2005, pas ndarjes nga jeta te Papa Gjon Pali II. Letra e PapësTë dashur vëllezër:Ju kam thirrur sot jo vetëm për t’ju komunikuar një vendim të rëndësishem për jetën e Kishës. Pasi kam ekzaminuar ndërgjegjen time para Zotit, kam fituar bindjen se forca ime për shkak të moshës nuk është e përshtatshme për të ushtruar detyrën e rëndësishme. Jam i vetëdijshem se kjo detyrë për shkak të natyrës shpirtërore duhet të mbahet jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, me lutje dhe vuatje. Sidoqofte në botën e sotme, për shkak të ndryshimeve të shpejta që po ndodhin, në mënyrë që të shpallet ungjilli nevojitet forca e mendjes dhe trupit, të cilat muajt e fundit duket tek mua janë dobësuar. Më është dashur që të njoh paaftësinë time për të përmbushur këtë detyrë. Për këtë arsye me ndërgjegjie dhe liri të plotë ju bëj të ditur se jap dorëheqjen si drejtues i Vatikanit.