Lëkundje sizmike në Korenë e Veriut

Aktivitete sizmike janë ndierë në Korenë e Veriut, teksa SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë bërë të ditur se kjo është një shenjë e testeve bërthamore të parashikuara gjerësisht.Studimi Gjeologjik amerikan bëri të ditur se është zbuluar një lëkundje me magnitudë 4.9. Media koreano-jugore ka raportuar gjithashtu për një tërmen “nga dora e njeriut” në fqinjin e saj verior.Koreja e Veriut bëri të ditur muajin e kaluar se po planifikonte zhvillimin e testit të tretë bërthamor, pavarësisht paralajmërimeve nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së për “pasojat” e këtij veprimi.Studimi Gjeologjik amerikan njoftoi se tërmeti ra në thellësinë prej 1 km, teksa epiqendra e tij ishte shumë pranë zonës së testimeve bërthamore të Koresë së Veriut.Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se Koreja e Jugut ka rritur gadishmërinë e ushtrisë së saj, në përgjigje të tërmetit. Japonia tha gjithashtu se do të organizojë një takim të Këshillit të Sigurisë në vend, sipas medias publike NHK.Koreja e Veriut nuk është një vend që dallohet për aktivitete sizmike. Ajo zhvilloi teste bërthamore në 2006 dhe 2009 dhe në të dyja rastet, pas lëshimit të raketave, është përballur me sanksione nga OKB, që i cilëson si testime të raketave me rreze të gjatë.Vendi komunist njoftoi në janar se po planifikonte të zhvillonte një test bërthamor të nivelit të lartë, në kundërpërgjigje ndaj sanksioneve më të ashpra të OKB-së, pas lëshimit të raketës së fundit, më 12 dhjetor 2012.