Koreja Veriore kryen provën e tretë bërthamore

Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses një provë të tretë bërthamore nëntokësore. Njoftimi u bë të martën nga Agjencia zyrtare koreane e lajmeve.Në njoftim thuhet se testi kishte të përfshirë një pajisje miniaturë, që kishte një forcë më të madhe shpërthyese sesa provat e mëparshme të kryera nga Veriu.Testi bise ndesh me Rezolutat e Këshillit të Sigurimit, që i bëjnë thirrje Koresë së Veriut, që të ndalojë punën për të zhvilluar armë bërthamore.Agjencitë Sizmologjik raportuan për të martën një tërmet në Korenë e Veriut, më shkallë prej 5.0.Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se besonte që Veriu kishte kryer një test që përfshin një pajisje bërthamore me një eksploziv midis gjashtë dhe shtatë kilotonësh.Diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit pritet të takohen të martën vonë për të diskutuar mbi situatën.