Obama falënderon Benedictin XVI: Të krishterët, rol të rëndësishëm në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka dërguar falënderime dhe lutje Papa Benedictit XVI, i cili ka njoftuar të hënën se do të japë dorëheqje më 28 shkurt.Obama ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Michelle, ruajnë kujtime të ngrohta nga vizita e tyre në papat, në vitin 2009.Presidenti amerikan po ashtu ka shprehur urimet më të mira për kardinalët që do të mblidhen në mes të muajit mars, për të zgjedhur papën e ri.Ai ka thënë se të krishterët kanë luajtur rol të rëndësishëm në Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe jashtë tyre.Benedicti XVI është bërë papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet. Ai ka përmendur si arsye mungesën e fuqisë.Kur është zgjedhur në vitin 2005, Benedicti XVI ka qenë 78 vjeç – papa më i vjetër në afro 300 vjet.