SARS kërcënon sërish, regjistrohet një tjetër rast në Angli
Rikthehet sërish makthi i shtatorit të një viti më pare, virusi SARS. Virusi që nxiti alarm botëror është gjetur edhe te një pacient tjetër në Angli, kanë bërë të ditur autoritetet e shëndetësisë në këtë vend.Ky rast i ri i infektimit me virusin e ri e çon numrin e të infektuarve në botë në dhjetë, pesë nga të cilët tashmë kanë vdekur.Pacienti britanik, i cili së fundmi ka udhëtuar në Lindjen e Mesme dhe në Pakistan, gjendet në trajtim intenziv në Manchester.Virusi i ri ka simptoma të ngjashme me SARS-in, një koronavirus i cili së pari u shfaq në Kinë në vitin 2002, duke shkaktuar vdekjen e 8 mijë njerëzve në mbarë botën. Simptomat kryesore janë problemet me frymëmarrje, ethet dhe kollitja.Në shtatorin e vitit të kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë pati publikuar alarm ndërkombëtar, duke thënë se virusi i panjohur deri atëherë në trupin e qenieve njerëzore, kishte infektuar një person, i cili kishte vizituar Arabinë Saudite.