SHBA mirëpret bisedimet në Bahrein

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur raundin e ri të bisedimeve në Bahrein, që synojnë të zgjidhin krizën dyvjeçare të mbretërisë.Bisedimet, që përfshijnë qeverinë e Bahreinit dhe përfaqësuesit e opozitës kanë nisur të  dielën, dhe të tjera bisedime priten të mërkurën.Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland tha se Uashingtoni është “i impresionuar me pjesëmarrjen e gjerë të grupeve politike të Behreinit në dialog,” dhe i përshkruajti takimet si “hap pozitiv në një proces të gjerë që mund të rezultojë në reformë kuptimplote.”Bisedimet vijnë derisa aktivistë të shumicës shiite janë duke planifikuar që të shënojnë  më 14 shkurt përvjetorin e dytë të kryengritjes kundër monarkisë sunite.Bahrein, i cili ka në territorin e vet Flotën e Pestë të Forcave Detare të SHBA-së, është kritikuar ashpër për shkak të aksioneve kundër demonstruesve, të cilët kërkojnë që monarkia të heqë dorë nga monopoli i pushtetit.