Shpërthen miniera e karbonit në Rusi, të paktën 16 viktima
"Të paktën 16 minatorë kanë humbur jetën nga shpërthimi i ndodhur në minierën Vorkoutinskaja'' në Republikën Komi të Federatës së Rusisë, deklaroi një zyrtar i Ministrisë ruse për Situatat Emergjente, Alexandre Sine, cituar nga agjencia e lajmeve "Interfax"."Trupat e 16 minatorëve u gjetën dhe dy rezultojnë të zhdukur pas shpërthimit të ndodhur në orën 06:28 GMT në minierën Vorkutinskaja'', theksoi i njëjti burim.Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për dhjetë të vdekur. Në momentin e shpërthimit në minierë ndodheshin 259 minatorë.Në Rusi janë të shpeshta rastet e zjarreve vdekjeprurëse për shkak të masave të pamjaftueshme të sigurisë në punë.Vetëm në mbi 4 mijë zjarre që ranë në pushimet e vitit të ri mbetën të vdekur 448 persona.Në vitin 2012 në Rusi janë shënuar gjithsej 162 mijë e 510 raste zjarri. Kurse numri i viktimave që kanë shkaktuar këto zjarre llogaritet të jetë 11 mijë.