Merkel mbështet vendimin e Papës për dorëheqje
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbështet vendimin e Papa Benedictit XVI për të dhënë dorëheqje.Ajo ka thënë se është e kuptueshme që Papa përballet me një moshë të thyer, "në një epokë kur njerëzit jetojnë gjatë e më gjatë"."Kur Joseph Ratzinger është zgjedhur në krye të Kishës Katolike gati tetë vjet më parë, ne në Gjermani kemi qenë krenarë që një vendas i yni, i pari në disa shekuj, do të mbajë postin e Papës. Ne i kemi dëshiruar të gjitha të mirat në këtë detyrë. Por, nëse Papa ka ardhë në përfundim se nuk e ka fuqinë për të kryer detyrat e tij, atëherë ai ka respektin tim maksimal", ka thënë Merkel.Në vitin 2005, ish-kardinali i Gjermanisë, Joseph Ratzinger, është bërë njëri nga papët më të vjetër në histori, duke qenë 78 vjeç.Papa Benedicti XVI ka njoftuar sot se do të japë dorëheqje më 28 shkurt, për shkak të moshës së shtyrë. Njoftimin e ka dhënë vetë Ati i Shenjtë në latinisht, ndërsa kjo është hera e parë që një papë jep dorëheqje në gati 600 vjet.Papa ka shpjeguar se prej disa kohësh kishte nisur të ndjente peshën e detyrës dhe pasi e kishte menduar gjerë e gjatë kishte marrë vendimin për të mirën e Kishës. "Fuqia dhe mosha e avancuar, nuk janë aq të volitshme për të ushtruar detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme", është shprehur Papa Benedikti."Të dashur vëllezër, ju falenderoj me zemër për të gjithë dashurinë dhe bashkëpunimin që më keni ofruar këto vite dhe kërkoj falje për të gjithë defektet e mia", u shpreh Papa.Lajmi është konfirmuar edhe nga Vatikani, i cili siguron se vendi bosh do të qëndrojë i tillë për një kohë tepër të shkurtër.