Ndahet nga jeta “mbreti i gazit në Rusi”, Rem Vyakhirev
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2013, 22:46
Rem Vyakhirev, ish-shefi i prodhuesit të gazit natyror në Rusi “Gazprom”, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.Zëdhënësi i Gazprom-it ka thënë se Vyakhirev ka ndërruar jetë të hënën, por nuk ka dhënë detaje të tjera.Vyakhirev, i cili ka pasur pseudonimin “Mbreti i Gazit në Rusi”, është bërë shef i Gazpromit më 1992.Ai ka lënë kompaninë më 2001, por ka vazhduar të qëndrojë në bordin e saj edhe për një vit.Gjatë dekadës së tij në krye të kompanisë, ai ka akumuluar pasuri të mjaftueshme për t’iu bashkuar oligarkëve të tjerë rusë.Gazpromi është prodhuesi më i madh i gazit në botë.