Soros në Tiranë, 3 orë darkë më mikun e vjetër Edi Rama
Filantropisti me famë botëror Xhorxh Soros ka qenë në një vizitë disa orëshe në Tiranë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.Takimet e Soros janë mbajtur larg vëmendjes së medias, me përjashtim të takimit të regjistruar nga Ora News me kryetarin e PD, Lulzim Basha.Të enjte në mbrëmje miliarderi hebreo-amerikan me origjinë hungareze, 84 vjeçar ka darguar për 3 orë me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se Soros është njohur me reformat e ndërmarra nga mazhoranca me ndihmën dhe ekspertizën e Harvard si dhe të FMN dhe BB.Nga burime të besuara SOROS i ka quajtur këto reformat ë dhimbshme në një terren me akull, por të domosdoshme për vendin.Pritet që Fondacioni Shqipëria e Hapur të shtojë financimet për të mbështetur projektet e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama që lidhen me reformat kyçe në vend.Një nga lajmet e rëndësishme është sjellja e fondacionit facebook dhe mbështetje për të rinjtë.Takimi me kreun e PD, Lulzim Basha ka zgjatur rreth 60 minuta dhe mësohet se kryedemokrati ka ngritur shqetësimet e opozitës në lidhje me shtetin ligjor.