Vrasje për kromin në Tiranë, vritet me 8 plumba Shkëlzen Leka
Tiranë-Një 38 vjeçar u vra mbrëmjen e së premtes, 5 dhjetor 2014, në Tiranë, rreth orës 19:00 në një atentat që dyshohet se riktheu në kryeqytet hijet e atentateve për konfliktet e vjetra të kromit në Bulqizë.Objektivi ishte Shkëlzen Leka. Ai u qëllua nga afër nga një person ndërsa qëndronte në një lokal në "Rrugën e Kavajës". Viktima ishte goditur në kokë dhe trup, ndërsa policia në vendin e ngjarjes sekuestroi 8 gëzhoja.Policia bën të ditur se autori i krimit sipas dëshmitarëve ishte i maskuar. Ndërkohë janë shoqëruar për të dëshmuar mbi 15 persona.Pasi vrasësi u largua me idenë se e kishte kryer detyrën, Shkëlzen Leka u nis nga persona të tjërë për në spitalin e Traumës në Tiranë por nuk mundi t’u rezistojë plagëve dhe u shpall i vdekur pa mbërritur atje.Ndërkaq, autori besohet se nuk ka vepruar i vetëm, pasi ka dyshime të forta se jashtë lokalit ku u shënua atentati e priste një transportues që për të evituar trafikun e Tiranës me shi lëvizi me një motor të vogël nëpër rrugicat e kryeqytetit.Viktima i lidhur me grupin kriminal të Gjin NikësViktima e atentatit nuk është person i panjohur për dosjet e policisë, pasi ai rezulton me disa precedentë penalë. 38-vjeçari nga Bulqiza njihej si pjesë e grupit kriminal të Gjin Nikës, me të cilin nga miqësia kaloi në konflikt të hapur pas plagosjes së Gentian Kacajt. Por para përplasjes me Gjin Nikën, Leka ka qenë i përfshirë në disa konflikte për kromin e Bulqizës, të cilat po ashtu forcojnë dyshimet e policisë së Tiranës se ndodhen para një vrasjeje me motive të qarta hakmarrje.Por përtej këtyre fakteve, policia thotë se po heton edhe në pista të tjera apo konflikte të 38 vjecarit Leka.Ngjarja ngriti në këmbë drejtuesit më të lartë të policisë së kryeqytetit ndërsa në hyrjet e daljet, u ngritën pika kontrolli. Për të arritur te autori i ngjarjes policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë nga të cilat pritet të marrë material të vlefshëm për vrasjen. [caption id="attachment_432505" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Shkelzen Lekes, 5 dhejtor 2014[/caption][caption id="attachment_432513" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Shkelzen Lekes, 5 Dhjetor 2014[/caption][caption id="attachment_432514" align="alignright" width="640"]
Në foto: Pamje nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Shkelzen Lekes[/caption]