KLD rrëzon ministrin e Drejtësisë për procedimin e një gjyqtëri

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për procedimin e një gjyqtari. Bëhet fjalë për gjyqtarin E.P, ku Ministria e Drejtësisë kërkoi masën disiplinore transferim për një periudhë 2 vjecare , në një gjykatë të një niveli më të ulët.Por pas kësaj vendimmarrje, nga KLD nuk u propozua asnjë masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë.Ndërkaq, KLD ka shqyrtuar dhe ka votuar kandidaturat për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ku ka propozuar Klodjana Gjyzolin.Në vijim të mbledhjes anëtarët e Këshillit vendosën që të shtynë për mbledhjen e ardhshme procesin e plotësimit të 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës dhe të 2 (dy) vendeve vakante, në Gjykatën e Apelit Shkodër.