Rama nëpër qytetet: Mbështetje për qendrat e grumbullimit të prodhimeve
Në Shqipëri gështenjat shiten shtrenjtë, madje në shumë tregje të ofrohen prodhime të huaja. Prodhuesit shqiptarë të gështenjave janë ankuar për një vend grumbullimi të tyre që do të rezultonte së pari me shitjen me një çmim të arsyeshëm dhe sëdyti me rritje të eksportit.Së paku në veri të vendit duket se po ecet ne rrugë të mbarë. Me mbështetjen e qeverisë shqiptare në Balldren të qarkut të Lezhës është ngritur një qendër e re moderne e grumbullimit dhe e tharjes së gështenjave.Kjo pikë grumbullimi më e madhja në Europë për nga kapaciteti, krahas tregut europian ka zgjeruar hartin e eksportit të gështenjës shqiptare dhe në vendet e tjera si Japoni dhe Amerikë.Sipërmarrjen e vizitoi kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se me dyfishimin e skemës së financimit të këtyre projekteve, sipërmarrje të tilla në fshat do të dyfishohen dhe për pasojë do të rritet punësimi dhe eksporti.“Ne jemi shumë të inkurajuar sepse po shohim që fara e hedhur për nxitjen e sipërmarrjes dhe të zhvillimit capitalist në fshat ka filluar të mbijë. Këtu kemi një dëshmi konkrrete sesi nga hici, brenda 3 muajve është ngritur një pikë ultramodern”, tha Rama.Veç eksportit të gështenjave, Shqipëria është një eksportuese e njohur e bimëve medicinale. Rama vizitoi dhe një sipërmarrje në Bajzë të Shkodrës në fushën e grumbullimit, përpunimit dhe paketimit të bimëve mjekësore. Kryeministri nuk nguroi të thoshte se bimët medicinale shqiptare do të pushtojnë tregun amerikan, veçanërisht sherebelja.“Ne duam ta nxisim më tutje eksportin. Ky produkt ka rreth 70% të tregut në SHBA, por nëse ne do ta kultivojmë në karakteristikat që ka produkti autokton dhe nuk do ta p ërzjejmë me fara të tjera, atëherëe ne do të kemi shumë më tepër kërkesë ndërkombëtrare”, u shpreh Rama.Shefi i qeverisë shqiptare vizitoi edhe zyrën e legalizimit në Fushë-Krujë.Dy muaj pas inspektimit të parë, Edi Rama u kthyer edhe një herë në Lezhë për të parë avancimin e punimeve për rehabilitimin e qendrës së qytetit dhe bregut të Drinit.