Super jahti luksoz në formën e makinës së Batmanit

Nëse dëshironi një vend luksoz për festa, një sallë ekspozuese lundruese apo anije private, Xhibitionist është sigurisht një jaht që tërheq vëmendje. Anija 75 metër e gjatë është një jaht ekstravagant, me shumë qëllime dhe vjen me vetë supermakinat e saj. Projektuar nga dizenjuesi i makinave, suedezi Eduard Gray, pjesa e brendshme është e dekoruar me një art të ri dekori, me prekje klasike si piano Steinëay, një shkallë të dyfishtë, si dhe një ndriçim kristal Baccarat. Xhibitionist ka një hapësirë për një sallë ekspozite makinash dhe “dhomë motorash”, të plotësuar me motorë të ekspozuar që shfaqen prapa mureve prej qelqi.