Skandali me mishin e kalit prek Europën
Skandali i mishit të kalit në Evropë po merr përmasa të mëdha. Qeveria franceze njoftoi se kanë nisur hetimet, ndërsa ministritë përkatëse po zhvillojë bisedime mes krizës me lojtarët kyç në industrinë e mishit. Shtatë zinxhirët supermarkesh franceze kanë tërhequr mishin e ngrirë të viçit të bëra nga dy gjigandët ushqimorë Findus dhe Comigel.Të dielën gjithashtu Rumania tha se do të hetojë nëse ishte ky vend burimi i mishit të kalit, që ka shkaktuar skandal të ushqimit në Evropë. Ministri rumun i Bujqësisë, Daniel Constantin, tha se qeveria do të kërkojë nga autoritetet rumune që të raportojnë nëse ka qenë vendi i tij, që ka furnizuar eksportin me produkte me mish kali. Ai tha se autoritetet rumune do të dënojnë çdo shkelje, nëse ajo konfirmohet në raport.Mishi i kalit është zbuluar në disa produkte ushqimore të mishit të viçit të shitura në Francë dhe në Britani, kryesisht në Lazanjë. Kompania ka nisur tërheqjen e produkteve të tilla nga raftet e dyqaneve në Britani dhe në Francë.Ministri francez për Çështje të Konsumit, Benoit Hamon, tha se një hetim ka gjetur se mishi i kalit ka origjinën në Rumani, edhe pse ka pasur lidhje edhe me kompanitë franceze, holandeze dhe qipriote, si dhe me një fabrikë në Luksemburg.Ministri britanik i Mjedisit, Owen Paterson, tha se mund të ketë më shumë raste të ushqimit të kontaminuar derisa tregtarët po testojnë produkte tjera viçi për të gjetur gjurmët e mishit të kalit.Analistët thonë se skandali kërcënon të prekë besimin e konsumatorëve në industrinë gjigante të ushqimit të Evropës, derisa po rritet presioni për kontrollime më të mëdha.