Tunizi, Partia laike do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës

Partia laike e Tunizisë e presidentit Moncef Marzouki ka deklaruar se do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës i udhëhequr nga islamikët, e zemëruar nga mënyra e trajtimit të vrasjes javën e kaluar të udhëheqësit të opozitës Chokri Belaid.Kjo është e para vrasje politike në Tunizi prej disa dekadash, e cila shkaktoi trazira të mëdha në vend, duke thelluar ndarjet mes partisë Enhada, të dominuar nga islamikët dhe kundërshtarëve të saj laikë.Një zyrtar i Partisë së qendrës së majtë, Kongresi për Republikën, ka deklaruar se grupi kishte paralajmëruar se do të dilte nga koalicioni qeveritar, në se nuk zëvendësohen ministrat e jashtëm dhe të drejtësisë. Ai tha se ministrat e partisë së themeluar nga zoti Marzouki, do të kërkonin zyrtarisht dorëheqjen.Partia Ennada fitoi shumicën në zgjedhjet e para të drejta dhe të lira në vend. Partia e presidentit Marzouki dhe partia laike Ettakatol po ashtu kanë disa vende në qeverinë aktuale.