Irak, 4 viktima nga disa sulme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2013, 08:30
Katër persona janë vrarë në qytetin verior të Mosulit në Irak pasi një person i armatosur ka hapur zjarr drejt tyre.Zyrtarët irakianë kanë deklaruar se personi i armatosur ka hapur zjarr ndaj një pike-kontrolli në qendër të qytetit, ku ka vrarë dy police ndërsa disa orë më pas ka vrarë një ushtar i cili ishte jashtë detyrës në dyqanin e tij në Mosul.Në sulmin e tretë, ku në shënjestër kishte një furgon i cili transportonte punëtorë të naftës, vrau një person.Ndërkohë, të shtunën një bombë ka shpërthyer në çatinë e ndërtesës të një televizioni satelitor në qytetin e Sulaimaniyah.Ky sulm kishte ndodhur pasi që ky televizion kishte hedhur disa kritika mbi Mullah Mustafa Barzani, një lider nacionalist kurd.