34-vjetori i Revolucionit Islamik të vitit 1979

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad ka deklaruar se Teherani nuk do të përulet para presionit për të filluar bisedime mbi programin e debatueshëm bërthamor të vendit. Presidenti iranian la të kuptohet se bisedimet mund të ndodhin, nëse kundërshtarët e ndalin presionin e madh ndaj vendit të tij.Këto komente Ahmadinexhad i bëri në një miting në Teheran, me rastin e 34 vjetorit të Revolucionit Islamik  të vitit 1979 që rrëzoi nga pushteti Shahun, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe solli në pushtet klerikët islamikë të vijës së ashpër.Fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror. Megjithatë, zoti Ahmadidnexhad nuk ka fuqinë për autorizimin e bisedimeve mbi programin  e debatueshëm bërthamor.
Këtë autoritet e ka Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Kahmenei, i cili disa ditë më parë i kundërshtoi thirjet e SHBA për bisedime të drejtpërdrejta, përsa kohë që vazhdojnë sanksionet dhe presidone ndaj vendit të tij.Demonstruesit në mitingun në Teheran valëvitnin flamujt kombëtarë, me thirrjet “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”.